• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në Greqi vendoset "Shporta shkollore" në prag të vitit shkollor me prodhime me çmime të kapshme

Në Greqi vendoset

Athinë, 28 gusht 2024 (MIA) - Çanta shkollore, pajisje, fletore, blloqe, lapsa, goma, flomasterë dhe ngjyra, vizore, kompasë dhe letër për fotokopjim, përmban e ashtuquajtura "shporta shkollore" që vendoset prej sot në Greqi, me prodhimet e domsodoshme për fillim të vitit shkollor, ndërkaq që duhet të jenë edhe me çmime të pranueshme për konsumatorët, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga Ministria greke për zhvillim kumtuan se "Shporta shkollore" do të jetë e kapshme deri më 15 tetor, ndërsa për prodhimet konkrete që secila shitore do të vendosë t'i përfshijë në ofertë, do të vlejnë disspozitat për tavan të fitimit dhe prandaj do të bëhen kontrolle intensive.

Përkujtojnë se dënimi maksimaë për kundërvajtje është rritur për pesë herë dhe paraqet pesë milionë euro.

"Shporta shkollore" është në kuadër të nismave të Qeverisë greke në periudha të caktuara të vitit, siç janë Krishtlindjet, Viti i Ri, Pashkët etj, të vendosë produkte sezonale me çmime të cilat duhet të mbeten të njejta apo të ketë rritje minimale. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR