• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Greqi regjistrohet rasti i parë i virusit të Nilit Perëndimor për këtë vit

Në Greqi regjistrohet rasti i parë i virusit të Nilit Perëndimor për këtë vit

Athinë, 18 korrik 2023 (MIA) – Rasti i parë me virusin e Nilit Perëndimor në vitin 2023 në Greqi është regjistruar në pjesën veriore të vendit, gjegjësisht në komunën Seres, kumtuan nga Organizata Nacionale për Shëndet Publik (EODI), njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga EODI përkujtojnë se virusi bartet me pickimin e mushkonjave të infektuara, të cilat infektohen nga shpendë të infektuar.

Shpjegojnë se pjesa më e madhe e njerëzve të infektuar me virusin nuk sëmuren aspak ose kanë simptoma të lehta, ndërsa një pjesë shumë e vogël, më pak se një për qind e të infektuarve zhvillojnë sëmundje të rëndë e cila ndikon në sistemin nervor.

Virusi i Nilit Perëndimor në Greqi është regjistruar në periudhë prej vitit 2010 deri në vitin 2014, si edhe nga viti 2017 deri në vitin 2022.

Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në vitin 2018, gjithsej 317, ndërsa verën e njëjtë më i lartë ka qenë numri i personave të vdekur gjithsej 51.

Vitin e kaluar, në Greqi janë regjistruar 286 raste, ndërsa nga virusi kanë vdekur 33 persona.

QËNDRONI TË LIDHUR