• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Greqi dele kanë ngrënë rreth 100 kilogramë kanabis mjekësor

Në Greqi dele kanë ngrënë rreth 100 kilogramë kanabis mjekësor

Athinë, 21 shtator 2023 (MIA) - Një tufë delesh ka ngrënë afro 100 kilogramë kanabis në zonën Magnezia në Greqinë Qendrore. Një sasi e madhe e të korrave është shkatërruar, raportoi televizioni grek “Skaj”.

Menjëherë pasi e nxori tufën për të kullotur, bariu vuri re se kafshët po silleshin në mënyrë "atipike". Duke kërkuar arsyen, ai kuptoi se delet kishin hyrë në fushën fqinje për rritjen e kanabisit mjekësor.

Pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga vala e të nxehtit dhe reshjet e dendura të shiut në këtë zonë këtë verë, kultura e ngrënë është një telash shtesë për pronarin e tokës. "Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë", komentoi ai.

Në Greqi, kultivimi i kanabisit mjekësor është i lejuar. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR