• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Gostivar u shënua katër vjetori i tragjedisë së Llaskarcës

Në Gostivar u shënua katër vjetori i tragjedisë së Llaskarcës

Gostivar, 13 shkurt 2023 (MIA) - Në një mbledhje komemorative në sheshin e qytetit në Gostivar u shënua përvjetori i vdekjes së gjashtëmbëdhjetë udhëtarëve në fshatin Llaskarcë dhe u promovua park përkujtimor.

Përveç anëtarëve të familjeve të viktimave në këtë ngjarje ishin edhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe këshillit komunal. Ata në fjalimet e tyre dërguan porosi, se tragjedi të tilla nuk duhet të përsëriten dhe nga institucionet kompetente kërkuan që t'i japin përgjigjet për arsyet të cilat e shkaktuan tragjedinë.

Jasin Demiri nga komuna e Gostivarit, theksoi se në parkun e vogël në qendër të qytetit është rregulluar një hapësirë e cila përfaqëson park përkujtimor. Në këtë vend para dy muajve u mbollën 16 drunj, ndërsa para pak kohësh janë vendosur tabela me emrat e udhëtarëve të vdekur. Nisma ishte e familjarëve të të vdekurve dhe ishte realizuar në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale NP "Parkingjet dhe Gjelbërimi i Qytetit".

Në kujtim të të ndjerve u ndezën 16 drita të drejtuara drejt qiellit. 

Në këtë ditë të vitit 2019, në linjën Shkup – Gostivar, autobusi i transportuesit “Durmo Tours” ka dalë nga rruga me 51 pasagjerë. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident kanë humbur jetën: Esat Emruli, Ajdin Ismaili, Bejza Uzeiri, Zoran Davidovski, Boban Avramovski, Dejan Ristoski, Rametula Abduraimi, Valdete Hamiti, Jovica Trpevski, Besim Fetai, Onur Sadiku, Tërpana Janevska, Pavle Kostoski, Ars eArsoski, Ferdi Kaso dhe Erza Osmani.

Për këtë rast zhvillohet proces gjyqësor në Gjykatën Penale në Shkup. Gjashtë persona akuzohen për kryerje të veprave të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR