Në Gostivar ministrja Trençevska dhe euroambasadori Gir i porositën të rinjtë ta përforcojnë aktivizmin në suaza të karvanit "Lër gjurmë"
- Me ngjarje multimediale në Gostivar, si pjesë e karvanit "Lër gjurmë" dhe fjalime të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe ambasadorit të BE-së, Dejvid Gir, u dërguan porosi të rinjve që ta rrisin pjesëmarrjen e tyre shoqërore dhe ngritjen e vetëdijes për barazi në shoqëri.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:05, 6 shtator, 2023
Gostivar, 6 shtator 2023 (MIA) - Me ngjarje multimediale në Gostivar, si pjesë e karvanit "Lër gjurmë" dhe fjalime të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe ambasadorit të BE-së, Dejvid Gir, u dërguan porosi të rinjve që ta rrisin pjesëmarrjen e tyre shoqërore dhe ngritjen e vetëdijes për barazi në shoqëri.
Euroambasadori Gir para të pranishmëve në parkun afër ndërtesës komunale foli për aktivizmin e tij nga ditët rinore, kur, siç tha, besonte se mund ta ndryshojë botën edhe në mjedise të vogla si vendlindja e tij. Gir në deklaratë për MIA-n përmendi se Gostivari është vend ku është i shprehur multikulturalizmi.
Ministrja Trençevska më fjalimin e tij foli për aktivizmine saj në fushën e barazisë gjinore, dhe, siç përmendi, përfaqësimi procentual i grave në parlament tek ne është edhe më i madh se në Evroë, ndërsa si shtet jemi më të mirët në rajon.
Karvani "Lër gjurmë" ka për qëllim të rinjtë të nxiten ta rrisin pjesëmarrjen e tyre shoqërore, aktivizmin dhe ngritjen e vetëdijes për barazi në shoqëri.
Serinë e ngjarjeve publike e cila është titulluar "Eja dhe rrëfeje tregimin tënd - Lër gjurmë" e zbaton Instituti për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe me mbështetje të projektit për luftë kundër urrejtjes dhe mostolerancës nga programi i përbashkët i BE-së dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë". ab/
Foto: МIА