• e premte, 20 dhjetor 2024

Në Gostivar, Ahmeti në takim me Taravarin

Në Gostivar, Ahmeti në takim me Taravarin

Shkup, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Në hapësirat e komunës së Gostivarit, sot pasdite është mbajtur takim i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa temë e bisedës, siç transmeton TV 21, ka qenë koalicioni i mundshëm i dy partive politike shqiptare, që janë pjesë e Qeverisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ahmeti pas takimit ka deklaruar se të gjitha opcionet janë të hapura dhe se do të kenë sërish takim.

"Kemi biseduar, opsionet janë të hapura, ka qenë një bisedë shumë miqësore, do të takohemi sërish. Ne do të shohim, do të diskutojmë opsionet, vizionin, ngjarjet. Në kuadër të vlerësimeve që do të japin organet drejtuese në partitë tona do të vendosim se cilin opsion do të zgjedhim, thotë Ahmeti në deklaratë për TV 21. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR