• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Gjykatën Themelore në Strugë fillon për herë të tretë gjykimi për lehonën nga Dibra

Në Gjykatën Themelore në Strugë fillon për herë të tretë gjykimi për lehonën nga Dibra

Strugë, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Në Gjykatën Themelore në Strugë sot për herë të tretë do të fillojë procesi gjyqësor kundër tre mjekëve nga Spitali i Strugës, gjinekologu Muhamed Asani, djalit të tij mjekut Blerton Asani dhe mjekes Liljana Jovanovska, të akuzuar nga Jëlldëz Veapovska nga Dibra, të cilës gjatë lindjes me prerje cezariane i kanë hequr mitrën, veshkën dhe vezoren. 

Procesin gjyqësor, siç informon për MIA-n kryetari i gjykatës në Strugë Ifet Bajramoski, do ta udhëheqë gjykatësi Jordan Jovanov. 

Procesi gjyqësor me lehonën nga Dibra për herë të tretë nis nga fillimi për shkak të daljes në pension të gjykatësve që e udhëhoqën, ndërsa Jovanovi është gjykatësi i tretë i cili prej në fillim do ta fillojë procedurën. 

Avokati i të dëmtuarës Veaposka, Sasho Janev pas shtyrjes së fundit të seancës, në korrik të këtij viti, përfundoi se të gjithë po ikin nga lënda, të cilin e quajti gështenjë të nxehtë, por në fund pret një vendim gjykues. Synimi i mbrojtjes, theksoi më pas ai, është që të fillojë me një superekspert, duke theksuar se procesi gjyqësor tashmë është zvarritur.

Veaposka, ndërkaq, pas shtyrjes së fundit, deklaroi se nuk do të heqë dorë nga drejtësia, sepse, siç ka theksuar, është gjysmë njeri.

Sipas prokurorisë, të tre mjekët akuzohen se lehona Veaposka ia kanë hequr veshkën, mitrën dhe vezoren pas lindjes me prerje cezariane në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës. Siç shpjegohet në aktakuzë, gjatë lindjes me prerje cezariane i kanë dëmtuar arterien të majtë renale  por nuk kanë marrë asnjë masë, por i kanë dhënë terapi, gjatë së cilës ajo ka rënë në gjendje shoku. Përsëri e kanë operuar dhe ia kanë hequr mitrën dhe vezoren e majtë, megjithëse nuk u dëmtuan. Gjakderdhja nuk është ndalur dhe me një operacion të dytë konstatuan se arteria ishte e dëmtuar. Pastaj i është hequr edhe veshka e majtë dhe është transferuar në KARIL të Shkupit.

Procesi gjyqësor ka filluar në qershor të vitit të kaluar.  qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR