• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve me propozim të Prokurorisë në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, sot ka vazhduar gjykimi për vrasjen e dyfishtë ndaj të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi. Në seancën e sotme do të merren në pyetje dëshmitarët Muzafer Kalishiq dhe Riste Samarxhiev.

Në seancën e kaluar të hënën dëshmuan nëna e Vanjës, Zorica Gjorçevska, si dhe vajza e Zhezhovskit, Ana Kirkova dhe bashkëshorti i saj, Todor Kirkov.

Nëna e viktimës së Vanja Gjorçevskës, Zorica deklaroi se nuk i njeh të akuzuarit për vrasjen e vajzës së saj. Në seancë ajo dëshmoi për ditën kur vajza e saj ishte zhdukur dhe kërkimet rreth saj. 

Kirkovët dëshmuan për momentin kur e kishin vërejtur se nuk gjendet Zhezhovski, denoncimin në polici dhe gjetjen e tij. 

Avokati Marjan Vitanovski, avokat i të akuzuarit të parë Lupço Palevski për vrasjen e Vanja Gjorçevkës dhe Pançe Zhezhoskit, pas seancës gjyqësore deklaroi se rrëfimi i nënës së Vanjës, nuk mundet të sillet në lidhje me veprat konkrete penale për të cilat akuzohet i pandehuri i parë Lupço Palevski, përderisa avokati Vlladimir Tufekxhiq, avokat i babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili gjithashtu është i dyshuar në këtë rast, thotë se me rrëfimin e Zorica Gjorçevskës janë zbardhur të gjitha spekulimet. 

Të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. 

Sipas aktakuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Më 22 nëntor të vitit të kaluar i akuzuari me tre të akuzuar paraprakisht bashkë kanë kryer grabitjen e Pançe Zhezhovskit në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023. 

Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet ndaras.

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR