• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për rastin "Perandoria"

Në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për rastin

Shkup, 19 prill 2023 (MIA) - Me nxjerrjen e materialeve dëshmuese nga Prokuroria, në Gjykatën themelore penale - Shkup ka vazhduar sot gjykimi për rastin "Perandoria" kundër dy personave të tjerë nga lënda, pas procedurës së kryer kërkimore kundër 19 personave.

Në këtë incident akuzohen Cvetan Pandeleski për "shpërdorim të detyrës zyrzare", "pastrim parash" dhe "mashtrim" dhe Jovanço  Taskoski për "mashtrim".

Sipas veprimeve të përshkruara në Aktin e prokurorirës, i pandehuri i parë, tashmë i shpalluri fajtor, i theksuar si i akuzuari i dytë në Aktin e prokurorisë, Zvonço Mitrevski dhe një person tjetër tashmë i gjykuar, në periudhën nga muaji maj deri në muajin gusht të vitit 2013 si bashkëkryerës i kanë shfrytëzuar autorizimet e tyre si persona përgjegjës - anëtarë të Këshillit të drejtorëve të personit juridik dhe përfaqësues të kapitalit aksional.

"Ata së bahsku, sipas një marrëveshjeve paraprake, me paramendim të ndihmuar nga një dëshmitar- bashkëpunëtor i drejtësisë dhe tashmë një person i dënuar në lëndë, kanë përfituar dobi të konsiderueshme pronësore në vlerë prej 4.000.000 euro për tre persona juridikë, ndërsa në dëm të personit juridik të dëmtuar dhe 150 aksionarëve me pakicë. Me qëllim që ta mbulojnë burimin e veprës ndëshkuese, i pandehuri i parë dhe i dytë, fondet i kanë transferuar në xhiro llogarinë e personave të tjerë jurudikë", qëndron në aktin e prokurorisë.

Shtohet se në periudhën nga tetori i vitit 2013 deri në janar të vitit 2014 dy dëshmitarë-bashkëpunëtorë të drejtësisë, së bashku, si bashkëkryerës me të pandehurin e parë dhe të tretë, Jovanço Taskovski me qëllim që për vete dhe për një person tjetër të përfitojnë dobi të konsiderueshme pasurore të kundërligjshme, ka sjellë deri në mashtrim të një person fizik dhe një personi juridik.

Për një pjesë të persinave të përfshirë në procedurën hetuese, mes tjerash, kishte gjykime në bazë të propozim marrëveshjeve, vjetërsimeve, si dhe vendimeve për mosngritje të procedurave penale.

Rastin e udhëheq gjykatësja Vasko Nikollovska Masevska, ndërsa përfaqësues të aktakuzës është prokurorja Lile Stefanova. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR