• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Gjykatën Penale vazhdoi marrja në pyetje e dëshmitarëve për rastin “Zhan Mitrev”, marrja në pyetje e radhës më 4 shtator

Në Gjykatën Penale vazhdoi marrja në pyetje e dëshmitarëve për rastin “Zhan Mitrev”, marrja në pyetje e radhës më 4 shtator

Shkup, 4 korrik 2023 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale - Shkup, sot ka vazhduar gjykimi për rastin "Zhan Mitrev" me dëshmitë e dëshmitarëve të cilët ndihen të dëmtuar për trajtimin e të afërmve të tyre në klinikë gjatë pandemisë. Gjykata do të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve më 4 shtator.

Gjatë gjykimit të sotëm, dy dëshmitarë iu përgjigjën pyetjeve të prokurorisë dhe mbrojtjes lidhur me procedurat dhe mënyrën se si kanë arritur deri në mjekimin e të afërmve të tyre në klinikën Zhan Mitrev, me theks të veçantë në zbatimin e hemofiltrimit.

Rasti është formuar pas një zëri të bujshëm, pasi vitin e kaluar u publikua një dokumentar në të cilin pretendohet se spitali privat “Zhan Mitrev” u ka ngarkuar pacientëve shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë mjekimit nga Kovid-19, pas së cilës rasti u hap edhe në PTHP Shkup.

Siç informojnë nga PTHP – Shkup për këtë çështje, nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve”, gjegjësisht ndërgjegjshmëria dhe pandërgjegjshmëria e mjekimit nuk është objekt i këtij krimi, por mashtrim klasik, gjegjësisht fshehje e fakteve kyçe në lidhje me hemofiltrimin, një metodë për të cilën pacientët nuk ishin të informuar qartë për të gjitha efektet e tij pozitive dhe negative, të cilat i lanë në rrugë të gabuar, me qëllim përfitimin e paligjshëm të përfitimit pasuror.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Lidija Petrovska, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva.

Gjykata vendosi gjykimi me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të vazhdojë më 4 shtator në orën 10:00. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR