• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Gjykatën penale vazhdoi gjykimi për “Softuerët”.

Në Gjykatën penale vazhdoi gjykimi për “Softuerët”.

Shkup, 9 shkurt 2023 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, sot ka vazhduar gjykimi për rastin “Softuerë”, në të cilin i akuzuari i parë është ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.

Me propozim të mbrojtjes sot do të dëgjohen ekspertët, këshilltarët teknikë, Milica Shutova dhe Risto Kotev.

Në seancën e kaluar u dëgjuan dëshmitarë, punonjës të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë. Janë marrë në pyetje dëshmitarët Zorica Stojanoviq, Agim Mahmuti dhe Mirçe Janev. I akuzuari Dragi Rashkovski, përmes pyetjeve të drejtpërdrejta, ka bërë pyetje lidhur me provat konkrete, korrespodencën dhe përgjigjet nga Qeveria, në drejtim të asaj se a janë dëshmitarët hartues të tyre.

Provat i referoheshin faktit se, siç pretendon mbrojtja, dokumentet që kanë të bëjnë me prokurimin publik janë të regjistruara në mënyrë transparente në mjetet themelore të Qeverisë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri i parë nuk i ka kryer detyrat e tij zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave të prokurimit publik për sistemin e identifikimit biometrik, prokurimit publik të softuerit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptimit të gjobave, prokurimit të kamerave ANPR për njohjej e targave për automjete dhe prokurimi publik i kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistemit për njohjen automatike të targave. Rashkovski akuzohet për veprat penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “larje e parave dhe kontribute të tjera nga vepra penale”, ndërsa personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I., dhe M.S. akuzohen për “shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Rastin e udhëheq gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Ivana Trajçeva. ls/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR