• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për Llaskarcën

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për Llaskarcën

Shkup, 30 maj 2023 (MIA) - Me marrjen në pyetje të ekspertëve të cilët kanë përgatitur superekspertizën në Gjykatën Themelore Penale - Shkup sot ka vazhduar gjykimi për aksidentin e autobusit në afërsi të Llaskarcës në të cilën jetën e humbën 16 persona, ndërsa rreth 30 ishin lënduar.

Superekspertiza të cilën Gjykata e urdhëroi në dhjetor të vitit 2021 është refuzuar nga fakultetet në shtet me shpjegimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme ose nuk janë kompetentë për të njëjtën. Pasi fakultetet kanë refuzuar, lënda është dërguar në Byronë e ekspertizës ligjore e cila ka mundësi të formojë ekipin e ekspertëve të licencuar të cilët do të bëjnë superekspertizën.

Superekspertiza ka arritur në Gjykatën penale në dhjetor. Më pas ka pasur fillim formal të procesit e cila nisi me dëgjimin e personave ekspertë të cilët kanë përgatitur superekspertizën, që sipas ekspertëve është konstatuar se aksidenti i autobusit nuk ka qenë i karakterit mekanik.

Të akuzuar në rastin për aksidentin në Llaskarcë që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë "Durmo Turs", përgjegjësi për transport në firmë, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski të cilët akuzohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion. Ndërsa, tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, akuzohen për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë. 

Procesin gjyqësor për aksidentin që filloi në shtator të vitit 2019 e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR