• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për Llaskarcën

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për Llaskarcën

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Me marrjen në pyetje të dëshmitarit Lupço Postollov, një pjesë e ekipit i cili e përgatiti superekspertizën në komunikacion, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot vazhdoi gjykimi për aksidentin e autobusit në Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 ishin lënduar. 

Krahas Postollovit, në ekipin e ekspertëve të cilët e përgatitën superekspertizën e komunikacionit janë edhe ekspertët Jakup Mamuti dhe Nevzat Zeqiri. 

Superekpertizën të cilën Gjykata e urdhëroi në dhjetor të vitit 2021 ishte refuzuar nga fakultetet në shtet, me sqarimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën parapreake, ose nuk janë kompetentë për të njëjtën gjë. Pasi refuzuan fakultetet, lënda ishte dërguar në Byronë për Ekspertiza Gjyqësore, e cila ka mundësi që të formojë ekip nga ekspertë të licencuar të cilët do të bëjnë superekspertizë. Superekspertiza mbërriti në Gjykatën Penale në dhjetor. Pastaj kishte fillim formal të procesit pas të cilit filloi me marrjen në pyetje të ekspertëve të cilët e përgatitën superekspertizën makinerike, ndërsa për momentin edhe të personave ekspertë të cilët e përgatitën superkespertizën në komunikacion. 

Të akuzuar në rastin për aksidentin në Llaskarcë, i cili ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë "Durmo turs", përgjegjësi për transport në firmë, Remzi Mustafa dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për vepra të kryera penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion. Përderisa, tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, akuzohen për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë. 

Procesi gjyqësor për aksidentin filloi në shtator të vitit 2019 dhe e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR