Në Gjykatën Penale sot do të publikohet aktgjykimi për rastin "Softuerët"
- Në Gjykatën Themelore Penale sot do të publikohet aktgjykimi për rastin "Softuerët", në të cilin i akuzuar i parë është Dragi Rashkoski.
Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) – Në Gjykatën Themelore Penale sot do të publikohet aktgjykimi për rastin "Softuerët", në të cilin i akuzuar i parë është Dragi Rashkoski.
Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë, Dragi Rashkovski, nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizime publike për sistemin për identifikimin biometrik, furnizimin publik të softuerit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptimin e sanksioneve, furnizimin e kamerave ANPR për njohjen e targave të regjistrimit për automjete dhe furnizim publik të kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistemit të njohjes automatike të tabelave të regjistrimit.
Personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. akuzohen për "keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit" nga Kodi Penal.
Rastin e udhëheqë gjykatësja Fanla Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Ivana Trajçeva.
Foto: Arkivi i MIA-s