• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në gjykatën Penale filloi gjykimi për rastin “Perandoria”

Në gjykatën Penale filloi gjykimi për rastin “Perandoria”

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Me fjalë hyrëse të prokurorisë, sot në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot filloi gjykimi për rastin “Perandoria” kundër tre personave të tjerë nga lënda, pas procedurës hetimore kundër 19 persona.
 
Në këtë rast, të akuzuar janë Cvetan Pandeleski, Zoranço Mitrovski dhe Jovanço Taskovski, të cilët ndiqen për veprat penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, “pastrim parash” dhe “mashtrim”, ndërsa Prokuroria Themelore Publike ka paraqitur edhe propozim nga tre të akuzuarit  të konfiskohet  pasuria në vlerë të përgjithshme prej 292 333 000 denarë ose 4 753 382 euro.

I akuzuari i parë dhe i dytë ndiqen për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “pastrim parash”, ndërsa i akuzuari i parë akuzohet edhe për veprën “mashtrim” për të cilin akuzohet edhe i akuzuari i tretë.

Sipas veprimeve të përshkruara në aktakuzë, i akuzuari i parë dhe i dytë dhe një person tashmë i dënuar, në periudhën nga maji deri në gusht të vitit 2013,  si bashkëkryerës i kanë shfrytëzuar autorizimet e tyre si persona përgjegjës - anëtarë të Këshillit të Drejtorëve të personit juridik dhe përfaqësues të kapitalit aksioner. 

"Ata së bashku, në bazë të marrëveshjes paraprake, me paramendim të ndihmuar nga një dëshmitari-bashkëpunëtor të drejtësisë në lënën, kanë fituar një përfitim të konsiderueshëm pasurie në vlerë prej 4.000.000 euro për tre persona juridikë, ndërsa në dëm të personit juridik të dëmtuar dhe 150 aksionarë të vegjël. Me qëllim të fshehjes së burimit të veprës penale, i akuzuari i parë dhe i dytë i kanë transferuar mjetet në xhirollogaritë e personave të tjerë juridikë", qëndron në aktakuzë.

Shtohet se në periudhën nga tetori i vitit 2013 deri në janar të vitit 2014, dy dëshmitarë bashkëpunëtorë të drejtësisë, së bashku, si bashkëkryerës me të akuzuarin e parë dhe të tretë, me qëllim  për vete de për person tjetër të fitojnë përfitim të pasurisë së paligjshme të konsiderueshme, kanë mashtruar një person fizik dhe një person juridik. 

Për një pjesë të personave të përfshirë në procedurën hetimore, ndër të tjera ka pasur aktgjykime në bazë të propozim marrëveshjeve, vjetërsim si dhe vendime për mosfillim të procedurës penale.
 
Mes marrëveshjeve ka qenë edhe  marrëveshja e ish kreut të DSK-së, Sasho Mijalkov, i cili e pranoi fajin dhe ra dakord me Prokurorinë për Krim të Organizuar me çfarë u dënua me 3 vjet burg dhe pagesë prej 6.1 milionë eurosh në para të gatshme për pjesën në hotel Meriot dhe është konfiskuar pasuria me vlerë rreth 30 milionë euro.
 
Marrëveshje, gjithashtu, ka bërë edhe nga biznesmeni Orce Kamçev i ciëi u dënua me një vit burg dhe detyrim për të paguar 5.2 milionë euro në agjencinë për të ardhura publike për shkak të taksës së papaguar të llogaritur me kompaninë “Orka Holding”.
 
Rastin e udhëheq gjykatësja Vaska Nikollovska Masevska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja Lile Stefanova. ar/
 


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR