• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Gjykatën penale dëgjohen ekspertët për rastin Llaskarcë

Në Gjykatën penale dëgjohen ekspertët për rastin Llaskarcë

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Me marrjen në pyetje të dëshmitarit Lupço Postollov, një pjesë e ekipit, i cili e përgatiti superekspertizën në komunikacion, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot vazhdoi gjykimi për aksidentin e autobusit në Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 janë lënduar. 

Krahas Postollovit, në ekipin e ekspertëve, të cilët e përgatitën superekspertizën e komunikacionit, janë edhe ekspertët, Jakup Mamuti dhe Nevzat Zeqiri. 

Në seancën e sotme gjyqësore, prokurori publik e ka marrë në pyetje ekspertin rreth mënyrës, me të cilën paraqitet në punimet dhe licencat e tij. Pastaj, ai u ndal në shkencën e komunikacionit dhe rezultatet e përmbajtura në superekeprtizë, duke u përqëndruar në frenimin potencial të autobusit, me ç'rast eksperti deklaroi se mund të konkludohet se në pjesën e tretë të rrugës, shoferi i autobusit nuk ka frenuar në mënyrë intensive dhe, siç tha, mund të shtohet se as që ka frenuar në pjesën e tretë.

I pyetur nëse, kur krahas asaj se në pjesën e tretë të fatkeqësisë së komunikacionit ka pasur shpejtësi të zvogëluar dhe distancë më pak të kaluar, vlerëson se ka mundësi që rezistencat të paktën tre herë të rriten dhe të shkaktojnë ngadalësim pa reagim aktiv të shoferit, eksperti u përgjigj se mund të konkludohet se ngadalësimi prej 1,2 metrave në sekondë në metër katror është ngadalësim minimal i tërë gjatësisë së rrugës së kaluar dhe nuk mund të bëhet fjalë për çfarëdo frenimi nga ana e shoferit.

Lidhur me atë nëse është e mundur, që pa frenim të detyruar automjeti vet prej vetes të ngadalsohet, eksperti u përgjigj po.

Superekpertizën të cilën Gjykata e urdhëroi në dhjetor të vitit 2021 ishte refuzuar nga fakultetet në shtet, me sqarimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën parapreake, ose nuk janë kompetentë për të njëjtën gjë. Pasi refuzuan fakultetet, lënda ishte dërguar në Byronë për Ekspertiza Gjyqësore, e cila ka mundësi që të formojë ekip nga ekspertë të licencuar të cilët do të bëjnë superekspertizë. Superekspertiza mbërriti në Gjykatën Penale në dhjetor. Pastaj kishte fillim formal të procesit pas të cilit filloi me marrjen në pyetje të ekspertëve të cilët e përgatitën superekspertizën makinerike, ndërsa për momentin edhe të personave ekspertë të cilët e përgatitën superkespertizën në komunikacion. 

Të akuzuar në rastin për aksidentin në Llaskarcë, i cili ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë "Durmo turs", përgjegjësi për transport në firmë, Remzi Mustafa dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për vepra të kryera penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion. Përderisa, tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, akuzohen për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë. 

Procesi gjyqësor për aksidentin filloi në shtator të vitit 2019 dhe e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski. fc/bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR