• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Gjykatën penale aktvendimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Në Gjykatën penale aktvendimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Shkup, 25 qershor 2025 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të publikohet aktvendimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit për të cilën akuzohen Lupço Palevski, Velibor Manev, Bore Videvski, Vllatko Keshishev dhe Aleksandar Gjorçevski.

Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim ta detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, sipas aktakuzës ishte me qëllim që ta detyronin atë t’ua jepte automjetin e tij "Citroen" në mënyrë që ta përdornin për të rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Të akuzuarit në fillim të procesit gjyqësor e cila zgjati më pak se një vit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. 

Në seancën e kaluar Porkuroria themelore publike në fjalët përmbyllëse kërkoi dënim maksimal me burgim të përjetshëm për katër të akuzuarit Lupço Palevski, Vllatko Keshishov, Bore Videvski dhe Velibor Manev, përderisa për babain e Vanjës, të akuzuarin Aleksandar Gjorçevski gjykata t'i caktojë dënim adekuat me burg. 

Avokati Jovica Strasheskit, përfaqësues i Palevskit, kërkoi aktvendim lirues, duke cekur se Prokuroria themelore publike nuk e ka dëshmuar përzierjen e Palevskit në dy ngjarjet penale juridike.

Keshishev shprehu keqardhje dhe tha se kishte ndërgjegje të fjait që ishte pjesë e grupit, por se nuk mori pjesë në planifikimin dhe kryerjen e vrasjeve.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2023 ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR