• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në gjimnazet në Dibër dhe Qendër Zhupë në vitin e parë janë plotësuar 44 nga 340 vendet e planifikuara për nxënës

Në gjimnazet në Dibër dhe Qendër Zhupë në vitin e parë janë plotësuar 44 nga 340 vendet e planifikuara për nxënës

Dibër, 27 qershor 2024 (MIA) - Në gjimnazet “28 Nëntori” në Dibër dhe “ATA” në Qendër Zhupë, në regjistrimin e parë të afatit të parë të regjistrimit, në vitin e parë janë regjistruar 44 nxënës, prej tyre 29 në Dibër dhe 15 në Qendër Zhupë.

"Në institucionin tonë arsimor në aplikimin e parë për regjistrim në vitin e parë për vitin akademik 2024/25 janë regjistruar 40 nxënës të shkollave fillore të përfunduara, prej tyre 28 për paralele në gjuhën shqipe dhe 12 në gjuhën maqedonase. Prej tyre, 20 janë të regjistruar në gjuhën shqipe dhe 9 në gjuhën maqedonase, tha për MIA-n, Afrona Leshi, kryetare e Komisionit për zbatimin e regjistrimit.

Në këtë gjimnaz kanë të drejtë të regjistrohen 272 nxënës, nga të cilët 102 janë për paralelet me mësim në gjuhën maqedonase, dy në Dibër dhe një paralele në fshatin Mogorcë. Në mësim në gjuhën shqipe 170 nxënës, në pesë paralele, të gjithë në Dibë.

"Në vitin e parë në shkollën e mesme ATA në regjistrimin e parë janë regjistruar 15 nxënës, 11 në gjuhën turke dhe 4 në gjuhën maqedonase. Të drejtë të regjistrimit kanë 68 nxënës, në dy paralele, gjegjësisht 34 në të dyja gjuhët, tha për MIA-n Sabri Asan, drejtor i gjimnazit.

Dy institucionet kujtojnë se regjistrimi i dytë elektronik do të bëhet në datat 1 dhe 2 korrik dhe u theksojnë se nëse nxënësit hasin probleme në regjistrim, duhet të kontaktojnë komisionet përkatëse të regjistrimit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR