Në Gazë për 24 orë humbën jetën 46 persona, gjithsej 35.903 gjatë luftës
- Ministria e Shëndetësisë e Hamasit sot njoftoi se në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e kaluara kanë humbur jetën 46 persona.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:42, 25 maj, 2024

Gazë, 25 maj 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë e Hamasit sot njoftoi se në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e kaluara kanë humbur jetën 46 persona.
Bilanci i ri i të vdekurve që nga 7 tetori i vitit 2023, kur filloi lufta midis lëvizjes islamike palestineze dhe Izraelit, është 35.903, thuhet në njoftim.
Në më shumë se shtatë muaj gjatë asaj lufte, në Rripin e Gazës janë plagësur gjithsej 80.420 persona.
Foto: Arkivi i MIA-s