• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Galiçicë po zhvillohet një operacion shpëtimi për paragliderin holandez

Në Galiçicë po zhvillohet një operacion shpëtimi për paragliderin holandez

Shkup, 2 gusht 2023 (MIA) - Nëpunësit policor të Njësisë së helikopterëve për qëllime policore, Ekipi alpinist dhe shpëtimtarët nga Departamenti i operacioneve speciale të policisë, së bashku me policinë kufitare nga RC Perëndim, pasdite janë tashmë në malin e Galiçicës dhe po intervenojnë për të shpëtuar paragliderin holandez të plagosur rëndë.

MPB-ja konfirmon se operacioni i shpëtimit është në vazhdim, por më shumë informacione do të njoftohen pas përfundimit të aktiviteteve.

Pasdite është raportuar se një shtetas holandez ka pësuar lëndime të rënda trupore duke u zbritur me paraglider në shpatet e Galiçicës nga ana e Maqedonisë e malit.

Operacionin e shpëtimit të paragliderit më herët e paralajmëroi edhe Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR