• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në Gabon u krye grusht shteti ushtarak, anulohen rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të së shtunës

Në Gabon u krye grusht shteti ushtarak, anulohen rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të së shtunës

 Libreville, 30 gusht 2023 (MIA) - Oficerët ushtarakë u shfaqën në televizionin kombëtar në Gabon dhe njoftuan se kanë marrë pushtetin në vend.

Oficerët  bënë të ditur se i anulojnë rezultatet e zgjedhjeve të së shtunës, në të cilat presidenti Ali Bongo u shpall fitues, raporton Bi-Bi-Si.

 Komisioni Zgjedhor bëri të ditur se Bongo fitoi pak më pak se dy të tretat e votave në zgjedhjet që opozita pretendonte se kanë qenë të faksifikuara.

 Foto: Skrinshot Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR