• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Francë sekuestrohen 600.000 kuti cigare të kontrabanduara

Në Francë sekuestrohen 600.000  kuti cigare të kontrabanduara

Paris, 7 prill 2023 (MIA) – Dogana franceze ka sekuestruar   12 tonë duhan të kontrabanduar, gjegjësisht 600.000 kuti cigare në vlerë prej gjashtë milionë euro, në një kamion të ardhur nga Belgjika, njoftuan sot autoritetet lokale.

Kontrabanda me duhan është industrializuar në vitet e fundit, me një sasi në rritje të cigareve që prodhohen në Evropë, veçanërisht në Poloni dhe së fundmi në Belgjikë, për tregun evropian. 

Kamioni, i regjistruar në Rumani, u kap të martën gjatë një kontrolli rutinë në autostradën për në Paris, bëri të ditur prokuroria.  

 Shoferi me kombësi moldave është arrestuar.

 “Mënyra në të cilën është organizuar transporti  sugjeron se shoferi e ka ditur se merret me transport të mallrave të paligjshme”, shtojnë nga prokuroria.

Në kamion u gjetën 30 paleta me kuti cigare Marlboro dhe Vinston, të cilat ishin gati për shitje. 

 Qeveria franceze   këtë javë njoftoi se dëshiron t'i rrisë dënimet penale kundër kontrabandistëve të duhanit. Vitin e kaluar janë sekuestruar 645 tonë duhan. ar/

 Foto: Piksabej

 

QËNDRONI TË LIDHUR