• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në fjalimin e fitores, Putini premtoi se do ta vazhdojë luftën kundër Ukrainës

Në fjalimin e fitores, Putini premtoi se do ta vazhdojë luftën kundër Ukrainës

Moskë, 18 mars 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin premtoi se do ta vazhdojë luftën kundër Ukrainas dhe do t'i përforcojë forcat e armatosura ruse gjatë mandatit të ri presidencial. Ai gjithashtu, u kërcënua se do t'i trajtojë "sfidat" nga formacionet vullnetare "sikur të jenë në zonë ushtarake".

Në fjalimin në shtabin zgjedhor Putini tha se jehona e lartë në zgjedhje është pasojë e ngjarjeve dramatike përmes të cilave kalon vendi.

"Ne jemi të të detyruar tekstualisht t'i mbrojmë interesat e qytetarëve tanë me armë në duar", tha Putini, duke menduar në agresionin e armatosur kundër Ukrainës, të cilin ai e ka filluar para më shumë se dy viteve.

Duke folur për sfidat e mandatit të tj të ri, presidenti rus theksoi se është e domosdoshme që të zgjidhen detyrat e operacionit ushtarak special (siç e quajnë rusët luftën në Ukrainë) dhe të përfocohen kapacitetet mbrojtëse dhe forcat e armatosura.

Ai gjithashtu tha se të gjitha agjencive për zabtimin e ligjit do t'u urdhërohet ta zbulojnë çdokënd që lufton kundër Rusinë me armë.

Putini thotë se edhe në Rusia nuk ka dënim me vdekje, por "do të sillemi me tradhtarët sikur të jenë në zonë ushtarake".

Shefi i Kremlinit tha gjithashtu se Rusia "është për bisedime paqësire", por vetëm nëse nuk është kjo sepse armikut po i mbarojnë municionet".

Putin tha gjithashtu se Rusia në një moment mund të krijojë një "zonë sanitare" (tampon zonë) në territorin e Ukrainës. Ai pohon se do të jetë aq i thellë sa që mjetet e shkatërrimit, në radhë të parë nga prodhimi i huaj, vështirë se do ta kapërcejnë. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR