Në fatkeqësinë në një park argëtimi në jug të Francës humbi jetën një djalë 17-vjeçar
- Një djalë 17-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një vajzë 19-vjeçare është lënduar rëndë në një fatkeqësi që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një park argëtimi në afërsi të qytetit Bezier në jug të Francë, njoftoi prokurori publik Rafael Baland.
- Post By Fami Bajrami
- 16:24, 6 gusht, 2023
Paris, 6 gusht 2023 (MIA) - Një djalë 17-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një vajzë 19-vjeçare është lënduar rëndë në një fatkeqësi që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një park argëtimi në afërsi të qytetit Bezier në jug të Francë, njoftoi prokurori publik Rafael Baland.
Parku argëtues në Kap d'Agde, pranë Bezierit ka qenë i mbyllur mëngjesin e sotëm, ndërsa policia ka rrethuar zonën rreth saj.
"Dy persona kanë vdekur teksa ndodheshin në atraksionin 'Adrenalinë'. Shtatëmbëdhjetë vjeçari u është nënshtruar plagëve të marra, ndërsa vajza 19-vjeçare është dërguar me urgjencë në spitalin në Montpelje", tha Baland.
Është hapur edhe hetim për vrasje dhe lëndim pa dashje, ndërsa katër persona, mes të cilëve edhe menaxheri i parkut, janë arrestuar mbrëmë në orën tre për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur.
foto: Jutjub