Në fatkeqësi të rëndë në Egjipt jetën e kanë humbur 35 persona, mbi 50 janë lënduar
- Të paktën 35 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 53 janë lënduar në fatkeqësinë zinxhirore në rrugën Kajro-Aleksandria në Egjipt, publikuan mediumet egjiptase. Sipas tyre, të paktën 18 trupa janë karbonizuar, njoftoi BTA.
- Post By Besnik Shuki
- 14:27, 28 tetor, 2023
Kajro, 28 tetor 2023 (MIA) - Të paktën 35 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 53 janë lënduar në fatkeqësinë zinxhirore në rrugën Kajro-Aleksandria në Egjipt, publikuan mediumet egjiptase. Sipas tyre, të paktën 18 trupa janë karbonizuar, njoftoi BTA.
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale treguan një kamion të përmbysur, me ç'rast është djegur një pjesë e asfaltit rreth tij.
Fatkeqësitë e komunikacionit janë të shpeshta në Egjipt, ku rrugët shpesh keq mirëmbahen dhe nuk respektohen rregullat e komunikacionit.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2021 shtatë mijë njerëz e kanë humbur jetën në fatkeqësi në rrugë në vendin më të banuar arab, ku jetojnë 105 milionë njerëz. bsh/
Foto: MIA arkiv