Në Egjipt sot fillon votimi për zgjedhjet presidenciale
- Në Egjipt sot fillon votimi për zgjedhjet presidenciale, në të cilat pritet presidenti aktual Abdel Fatah al Siti të fitojë mandatin e tretë.
- Post By Sara Ademi
- 09:56, 10 dhjetor, 2023

Kajro, 10 dhjetor 2023 (MIA) - Në Egjipt sot fillon votimi për zgjedhjet presidenciale, në të cilat pritet presidenti aktual Abdel Fatah al Siti të fitojë mandatin e tretë.
Një fitore në zgjedhje do të nënkuptonte një mandat të ri gjashtëvjeçar për Al-Sisin, të cilin ai mund t'ia kushtojë ballafaqimit me inflacionin, mungesës së këmbimit valutor dhe përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e konfliktit midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas në Egjipt.
Votuesit sot dhe në dy ditët në vijim do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit nga ora 09:00 deri në orën 21:00 me orën lokale.
Rezultatet pritet të shpallen më 18 dhjetor. sa/
foto: arkivi