• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në EBA për ndihmë mjekësore arriti grupi i 14-të i fëmijëve palestinezë të plagosur dhe të sëmurë nga kanceri

Në EBA për ndihmë mjekësore arriti grupi i 14-të i fëmijëve palestinezë të plagosur dhe të sëmurë nga kanceri

Abu Dabi, 27 mars 2024 (MIA) - Grupi i 14-të i fëmijëve të plagosur palestinezë dhe të sëmurë nga kanceri arritën në EBA që të marrin ndihmë mjekësore në institucionet mjekësore në Emirate, njoftoi agjencia e lajmeve EBA - UAM.

Trajtimi është siguruar sipas instruksioneve të presidentit të EBA-s, sheikut Mohamed bin Zajed Al Nahajan.

Aeroplani i cili u nis nga El Arish me 32 palestinezë dhe 64 anëtarë të familjeve, zbriti në Abu Dabi. Familjet e pacientëve i shprehën falënderim EBA-s për ndihmën e rëndësishme humanitare e cila ka për qëllim t'i lehtësojë vështirësitë e popullit palestinez. 

Pas mbërritjes, ekipet mjekësore shpejtë i transportuan pacientët në spitale, përderisa pacientët e tjerë dhe shoqëruesit e tyre ishin vendosur në kompleksin banesor në Abu Dabi për mbështetje humanitare. 

Që nga fillimi i krizës në Gazë, EBA siguroi mbështetje për popullin palestinez, duke filluar me operacionin "Kalorësi i guximshëm" në nëntor të vitit 2023 që të sigurojë ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR