10 dhjetor 2025 (MIA)
- Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
1508. - Papa Julius II-të formon Ligën e Kambrai, përbërë nga Perandori Romak Maksimiliani I, Luigji XII-të i Francës dhe Ferdinandi II-të i Aragonës. Qëllimi i kësaj Lige ishte për të sulmuar Venecian.
1819. - Lindi Feliçe Orsini, revolucionar nacionalist italian. Ai u përpoq të vriste Napoleonin III-të, duke besuar se ky akt do të shkaktonte një revolucion në Francë, që do të përhapej më pas edhe në Itali.
1845. - Inxhinieri britanik Robert Tompson merr patentën për gomat e para pneumatike.
1851. - Lindi Melvil Djui, projektuesi i një sistemi klasifikimi për librat e bibliotekës, që u përdor më vonë në të gjitha bibliotekat e botës.
1868. - Hynë në veprim në mbarë botën dritat e para të trafikut. Ato u vendosën në sheshin e Parlamentit në Londër.
1896. - Vdiq Alfred Nobel, industrialist suedez, i cili njihet si krijuesi i një pasurie shumë të madhe me shpikjen, nga ana e tij të dinamitit. Me këtë pasuri ai themeloi çmimet 'Nobel'.
1902. - Përfundojnë punimet për Digën e Asuanit, ndërtuar nga britanikët për të kontrolluar përmbytjet e shkaktuara nga lumi Nil.
1913. - Piktura e njohur e Leonardo da Vinçi "Mona Liza" është kthyer në muzeun parisien Luvr, ku dy vite më parë ishte vjedhur.
1931. - Alzara Zamora zgjidhet si president i parë i Spanjës, zgjedhur në mënyrë kushtetuese.
1941. - Aeroplanët japonezë mbysin anijet luftarake britanike "Repulse" (Terheqja) dhe "Princi i Wellsit" në detin e Kinës së Jugut, duke shkaktuar vdekjen e 800 personave.
1982. - Dy kozmonautët sovjetikë kthehen në Tokë mbas një qëndrimi rekord prej 211 ditësh në hapësirë, në bordin e anijes kozmike "Saljut 7".
1987. - Vdiq Jasha Haifec, violinisti me famë botërore, i njohur për interpretimin e tij të brendshëm muzikor dhe mjeshtrinë teknike.
1995. - Shkencëtarët e NASA-s marrin të dhënat e para të dërguara nga sonda kozmike Galileo, një mesazh dërguar 3.7 miliard km larg Tokës.
1998. - Në Shkup është hapur Konsullata e përhershme e Kanadasë në Maqedoni.
1999. - Vdiq në moshën 77 vjeçare, mbas një lufte të gjatë me kancerin, Franjo Tuxhman. Ai ishte arkitekti i pavarësisë së Kroacisë.
2000. - Presidentit të Koresë së Jugut, Kim Dae Jung gjatë një ceremonie në bashkinë e Oslos, në Norvegji iu dha Çmimi Nobel për Paqe në prezencë të familjes mbretërore.
2006. - Vdiq ish-diktatori kilian Augusto Pinoçe.
2012 - Çmimi Nobel për paqe në Oslo i është dorëzuar BE-së për shkak të rolit në shndërrimin e Evropës nga "kontinent i luftës në kontinent të paqes.