• e hënë, 23 dhjetor 2024
Në ditën e sotme

7 nëntor 2024 (MIA)

1598. - Lindi piktori spanjoll i stilit "barok", Francisko de Zurbaran. Në vitin 1638 ai bëhet piktor i oborrit mbretëror të mbretit Filip IV. Ai u bë i famshëm për pikturat e tij me temë fetare.

1659. - Nënshkruhet traktati i Pirenejve, i cili i dha fund luftës franko-spanjolle të viteve 1648-'59.

1867. - Lindi Mari Kyri (Maria Skadovska) fizikante me origjinë polake. Në vitin 1903 ajo ndan çmimin 'Nobel' për fizike me burrin e saj. Punimi i tyre kishte të bënte me radioaktivitetin, ndërsa në vitin 1911 ajo fiton çmimin e dytë 'Nobel' për zbulimin e Radiumit.

1885. - Në British Kolumbia përfundon hekurudhën e parë kanadeze, Trans-kontinentale e quajtur ndryshe 'Kanadian Pacifik'.

1913. - Ka lindur shkrimtari francez Alber Kamy, fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1957.

1915. - Bashkatdhetarët tanë të mërguar në Boston të Amerikës organizuan një tubim të madh kundër planeve për copëtimin e atdheut. Atje u vendos për krijimin e komitetit amerikano-shqiptar, i cili luajti një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë.

1917. - Bolshevikët rusë, nën udhëheqjen e Leninit, përmbysin qeverinë e përkohshme të Aleksander Kerenskit në Petrograd.

1926. - Lindi Dam Xhoan Saterland, soprano e famshme operistike australiane. Ajo u njoh me paraqitjen e saj në operan "Luçia e Lamermurit" të Gaetano Donixetit.

1944. - Presidenti amerikan Franklin D.Rusvelt, rizgjidhet për të katërten herë, një rekord ky i SHBA.

1961. - Presidenti i Ekuadorit, Hoze-Maria Velasko Ibarra, jep dorëheqjen pas një muaj trazirash në rritje të popullit të tij.

1973. - Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ringritën marrëdhëniet e plota midis tyre, marrëdhënie këto të ndërprera që në vitin 1967, vit i luftes 6-të ditore.

1987. - Presidenti i Tunizisë, Habib Burgiba, post i mbajtur nga ai që nga viti 1956, rrëzohet nga një grusht shteti paqësor.

1989. - Qeveria e Gjermanisë Lindore jep dorëheqjen pas protestave pro-demokraci.

1990. - Meri Ribison zgjidhet presidente e Irlandës në zgjedhjet e para presidenciale pas 17 vjetësh. Ajo bëhet presidentja e parë femër e këtij vendi.

1995. - Në hotelin "Marmora" në Stamboll u nënshkrua Marrëveshja për formimin e Këshillit të përzier afarist maqedono-turk. Këshilli u formua me qëllim që t'i mënjanojë të gjitha pengesat në bashkëpunimin tregtar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë.

1996. - Një aeroplan nigerian Boing 727, me 142 pasagjere në bord, përplaset 40 km nga Logos, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave që ishin në bord.

1998. - Vdiq në moshën 88-vjeçare britaniku Lord Hant, i cili udhëhoqi ekspeditën e parë të suksesshme në malin Everest në vitin 1953.

2001 - Franca mori nga SHBA-ja listën e katërt të personave ose entiteteve, për të cilët dyshohet se janë të lidhur më rrjetin Al Qaeda të Osama bin Ladenit.

QËNDRONI TË LIDHUR