• e martë, 24 dhjetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

15 gusht 2024 (MIA)

1534. - Themelohet në Paris, nga Shën Fnjoc i Zojeles, shoqëria e Jezusit (urdhri i jezuitëve).

1537. - Pushtuesi spanjoll Huan de Salvator themelon qytetin Nuestra Senjeva Santa Maria de la Asunsion, emri i kryeqytetit të Paraguait.

1684. - Firmoset armëpushimi i Ratiskonës midis Perandorisë Romake dhe Francës. Ky armëpushim garantoi paqe për 20 vjet.

1688. - Lindi Esedenib Williams, mbret i Prusisë nga vitit 1713-1740. Ai u bë i njohur për revolucionarizimin e administratës së vendit të tij.

1769. - Lindi në Ajaso të Korsikës, Napoleon Bonaparti, perandor dhe udhëheqës ushtarako francez. Mbas mundjes së tij me 1815 nga ana e Uellingtonit në Vaterlo, ai u internua në ishullin Shën Helenë, ku dhe vdiq.

1893. - Vdiq Zhan Martin Sharko, mjek francez, njëri ndër neurologët më të mëdhenj të histerisë, hipnotizimit dhe sklerozës. Lindi në vitin 1825.

1914. - Kanali i Panamasë hapet me kalimin në të të anijes Ancon. Formalisht ky kanal u inaugurua në qershor të vitit 1920.

1947. - Hyn në fuqi deklarata indiane e pavarësisë. Në këtë mënyrë krijohen dy shtete të pavarura India dhe Pakistani.

1979. - Dy aeroplanë të linjës sovjetike Aeroflot përplasen ne ajër me njëri- tjetrin. Përplasja ndodhi mbi qiellin e Ukraines dhe shkaktoi vdekjen e 173 personave.

1990. - 50 vjet mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Paqësor, Japonia bëri për herë të parë apologji për veprimet luftarake të kryera nga ajo gjatë luftës.

1996. - Zyrtaret e Lartë të Bosnjës firmosën një marrëveshje për krijimin e federatës kroato-myslimane dhe për shkrirjen e republikës vetqeverisëse kroato-boshnjake të Bosnje-Hercegovinës.

1998. - Një makinë bombë shpërthen në Onog të Irlandës së Veriut duke shkaktuar vdekjen e 29 personave. Ky ishte veprimi më i rëndë në afro 30 vjet dhune në këtë vend. 

1999. - Vdiq në moshën 89 vjeçare Ser Hju Keson, arkitekt britanik dhe president i Akademisë Mbretërore të Arteve nga viti 1976-1984.

2000. - Mbërrijnë në Seul 100 qytetarët e parë nga Koreja e Veriut, të shoqëruar nga 51 zyrtarë, për të takuar të afërmit e tyre me të cilët ishin parë për herë të fundit 50 vjet më parë.

2002. - Qeveria bullgare miratoi një projektligj kundër trafikut të femrave, i pari në historinë e vendit. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe Shoqatës bullgare "Animus" që drejtojnë programe parandaluese, rreth 10 000 femra bullgare kishin rënë në kurthin e trafikimit.

2005. - Qeveria indoneziane dhe kryengritësit nënshkruan marrëveshje për dhënien fund përleshjeve të armatosura shumëvjeçare mes qeverisë qendrore nga Xhakarta dhe separatistëve nga Sumatra.

2007. - Në tërmetin që e goditi perun e humbën jetën 510 njerëz. Dëshpërimi më i madh ishte në zonën shkretinore në jug të Perus, në qytetetIka dhe Pisko, në rreth 200 kilometra në juglindje nga kryeqyteti Lima. Fuqia e tërmetit në epiqendër arriti tetë ballë sipas Shkallës së rihterit.

2011. - Politikani slloven Andrej Bajuk ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare. Bajuk ishte kryeministër i Sllovenisë në vitin 2000, pasi iu votua mosbesim qeverisë së kanez Dërnovshek.

2012. - Në moshën 64 vjeçare ndërroi jetë Arben Xhaferi, si pasojë e një hemorragjie celebrale. Mbaroi Fakultetin Filozofik dhe deri në vitin 1990 ka punuar në radiostacionet televizive në Prishtinë, Kosovë si kryeredaktor i programit kulturor. Ka qenë kryetar i PPD-së në Maqedoni nga 18 prilli i vitit 1995, e më pas lider i Partisë Demokratike Shqiptare deri në vitin 2007. Në zgjedhjet e dyta parlamentare në Maqedoni u zgjodh si deputet i pavarur (1994), e më pas si deputet i PDSH-së, ndërsa gjatë luftës në Maqedoni ishte nëshkrues i Marrëveshjes së Ohrit. Lindi në Tetovë më 24 janar të vitit 1948.

QËNDRONI TË LIDHUR