• e martë, 24 dhjetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

24 gusht 2024 (MIA)

79 - Në erupsionin katastrofal të vullkanit Vezuf, në jug të Italisë, nga llava dhe nga hiri u mbuluan qytetet Pompej dhe Herkulabum.

1516. - Sulltan otoman Selimi I, mposhti ushtrinë mamelukase afër Alepos, duke i siguruar kështu perandorisë edhe Sirinë.

1572. - Ndodhi masakra e shën Bartolomeut, kur në të gjithë Francën u vranë brenda një nate 70. 000 Hugenotë.

1759. - Lindi Uilliam Uilberforce, burrë shteti anglez, filantropist dhe reformator.

1814. - Uashingtoni ra në duart e forcave britanike, të cilët dogjën shumë zona të kryeqytetit amerikan. Presidenti Xhejms Medison erdhi në fuqi.

1865. - Lindi Ferdinand I, mbret i Rumanisë. Megjithëse besonte në fuqinë e Gjermanisë, ai bashkoi vendin e tij me aleatët në Luftën e Parë Botërore.

1898. - Cari rus Nikola II, propozoi një konferencë të fuqive të mëdha për "ruajtjen e  paqes botërore me anë të çarmatimit".

1899. - Lindi shkrimtari argjentinas Jorge Luis Borges, një nga shkrimtarët më të njohur të Amerikës Latine.

1905. - Lindi Siaka P.Stevens. Ai u bë presidenti i parë i Sierra Leones në 1971.

1907. - Mërgimtaret shqiptare në Kostancë të Rumanisë i dërguan një memorandum fuqive evropiane në konferencën ndërkombëtare të Hagës, ku kërkonin përkrahje në zhvillimin kulturor kombëtar të shqiptarëve.

1912 - Aleaska zyrtarisht u shpall për territor amerikan.

1929 - Ka lindur udhëheqësi i Organizatës çlirimtare palestineze Jaser Arafat.

1954. - Getulio Vargas, president i Brazilit në vitet 1930-45 dhe 1951-54, u vra nga komitët.

1954. - Vdiq kryeministri i Afrikës Jugore Johannes Strijdom.

1968. - Franca u bë fuqia e pestë bërthamore kur ajo shpërtheu një bombë hidrogjeni afër vendit të quajtur Fugataufa Atoll, mes Australisë dhe Amerikës Jugore.

1989. - Polonia zgjodhi si kryeministër Tadeusz Mazowiecki, duke u bërë i pari ven i bllokusovjetik me një kryeministër jo komunist.

1991- Kryetari i Bashkimit Sovjetik Mihail Gorbaçov dha dorëheqje nga vendi shef i Partisë Komuniste dhe nga Komiteti Qendror i partisë në pushtet.

1991. - Parlamenti i Ukrainës deklaroi pavarësinë e tij nga Moska.

1998. - Vdiq në moshën 88 vjeçare aktori veteran E.G.Marshall. Ai ka interpretuar në filmat "Call Northside 777" dhe "The Caine Mutiny".

2006. - Qeveria e SHBA-së njoftoi se uragani Katrin, i cili e goditi SHBA-në në gusht të vitit 2005 është fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e vendit dhe se dëmi i përgjithshëm ishte 118 miliardë dollarë.

2016 - Tërmet me intensitet prej 6,2 ballësh sipas Rihterit e goditi Italinë në orën 03:36 minuta, kur pjesa më e madhe e njerëzve flinin. Në tërmet  më tepër u dëmtuan  qytetet Amatriçe, Akumoli dhe Arkuta del Tronto. Numri i viktimave nga tërmeti në Italinë qendrore arriti në 290.

QËNDRONI TË LIDHUR