• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

25 gusht 2024 

1270. - Vdiq mbreti francez, Luigji i Nëntë, i cili gjatë sundimit të tij prej vitit 1226 arriti ta forcojë dukshëm pushtetin e dobësuar mbretëror. I kryesoi Luftën e gjashtë dhe të shtatë të Kryqëzatave.

1530 - Ka lindur mbreti rus Ivan i Katërtë Vasileviq - Grozni.

1718. - Mërgimtarë francezë në Amerikë, në Luizianë e themeluan qytetin Nju Orlins, të quajtur ashtu për nder të dukës francez nga Orleani.

1744. - Lindi poeti, historiani, filozofi dhe teologu protestant gjerman Johan Gotfrid fon Herder.

1825. - Republika e Uruguait fitoi pavarësi. Ishze kolomi spanjolle nga viti 1527.

1867. - Në Londër vdiq shkencëtari britanik, fizikanit dhe kimisti Majkëll Faradej. Në Londër, në vitin 1831 zbuloi se elektriciteti mund të krijohet nga magneti.

1875. - Kapiteni Metju Veb u bë njeriu i parë i cili lundroi kanalin La Mansh.

1900. - Vdiq Fridrih Niçe, folozof gjerman, profesor i filologjisë klasike. Veprat e tija kanë më tepër karakter poetik se sa shkencor, kështu që nga fillimi i shekullit të 20 ndikoi në krijimtaritë poetike në disa vende evropiane. Veprat e tij të rëndësishme janë "Ashtu fliste Zaratrusta", "Vullneti për fuqi", "Nga ajo anë e së mirës dhe së keqes" dhe "Njerëzore, tepër njerëzore". Lindi më 15 tetor 1844.

1921. - SHBA-ja me Gjermaninë e mundur nënshkruan marrëveshje paqësore, me çka përfundoi gjendja e luftës ndërmjet dy shteteve në Luftën e Parë Botërore.

1930. - Lindi aktori skocez, Shon Koneri. Luajti në filmat: "Dr. No", "Foldfinger", "Operacioni vetëtima", "Nga Rusia, me dashuri", "Diamantët janë të përjetshëm", "Asnjëherë mos thuaj asnjëherë".

1944. - Forcat aleate e çliruan Parisin në Luftën e Dytë Botërore. Në vetë hyrjen e qytetit, aleatët u ndalën, në mënyrë që t'i mundësojnë gjeneralit De Gol i pari të hyjë, së bashku me francezët e tij të liruar.

1990. - Këshilli  për Siguri i Kombeve të Bashkuara miratoi aksionin ushtarak ndaj Irakut i cili sulmoi Kuvajtin.

1991. - Bjellorusia shpalli pavarësi nga Bashkimi Sovjetik.

2003. - Në Bombei, kryeqytetin financiar të Indisë, në sulmet terroriste me auto-bomba u vranë së paku 52 persona.

2007. - Qeveria greke shpalli gjendje të jashtëzakonshme në mbarë territorin e vendit për shkak të numrit të madh të zjarreve. Në këto zjarre u dogjën 184.000 hektarë pyje, ndërsa jetën e humbën 50 njerëz.

2016. - Në Paris në moshën 86 vjeçare vdiq dizajnerja e njohur e modës Sonja Rikijel. Për shërbimin e saj në industrinë franceze të modës, në kohëzgjatje prej 40 viteve, ajo në vitin 2009 u dekorua me dekoratën Legjioni i Nderit.

QËNDRONI TË LIDHUR