• e martë, 24 dhjetor 2024
Në ditën e sotme

31 korrik 2023 (MIA)

1498. - Kristofor Kolombo në udhëtimin e tij të tretë drejt Botës së Re, zbuloi një ishull i cili më vonë mori emrin Trinidad.

1875. - Vdiq Endrju Xhonson, presidenti i 17-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1865-1869. Ai u bë president pas vrasjes së Abraham Linkolnit.

1876. - Filloi në Mirditë kryengritja e malësoreve kundër pushtuesve osmanë e cila vazhdoi edhe gjatë viteve 1877.

1886. - Vdiq krijuesi i poemës simfonike, pianisti dhe kompozitori i famshëm hungarez, Franc List. Ai pati një ndikim të madh tek kompozitorët e mëdhenj, si Vagner dhe Shtraus.

1912. - Lindi Milton Fridman, ekonomist amerikan dhe fitues i çmimit Nobel. Ai ishte gjithashtu edhe eksponent kryesor i monetarizmit.

1926. - Afganistani dhe Bashkimi Sovjetik firmosën një pakt të heshtur, mossulmimi.

1943. - U sulmuan garnizonet armike në Burrel, në Komsi e në Qafën e Buallit, kjo dite u bë e njohur si revolta e Matit.

1945. - Pierr Lavel, kryeministër i qeverisë tradhëtare franceze të Vishisë, u arrestua nga aleatët në Austri, mbas përpjekjes së tij për t'u larguar nga Europa.

1954. - Një ekspeditë italiane e udhëhequr nga Ardito Dezia, arriti të pushtojë e para malin Godvin Osten, e quajtur ndryshe K-2, në vargmalin e Himalajave.

1964. - Xhim Rijvs, këngëtar popullor amerikan i muzikës "country", vdiq në një aksident ajrorpranë Neshvillit.

1969. - Papa Poli VI viziton Uganden. Kjo ishte vizita e parë e një kreu të Kishës Katolike në Afrikë.

1991. - Presidentët Bush dhe Gorbaçov firmosën traktatin START për ndërprerjen e arsenaleve të tyre bërthamore.

1993. - Mbreti Bolduin i Belgjikës, monarku më i vjetër në Europë në fuqi, vdiq nga një atak zemre gjatë pushimeve të tij në Spanjë.

1994. - Këshilli i Sigurimit autorizon përdorimin e forcës në Haiti. Kjo u bë me qëllim që t'i hapej rruga një invazioni të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara për kthimin në pushtet të presidentit në mërgim, Aristid.

1997. - Perandori i fundit vietnamez Bao Dai, një kukull i regjimit kolonial francez, vdiq në një spital ushtarak në Paris, në moshën 83-vjeçare dhe mbas 40 vjetësh mërgim.

2000. - Këshilli i Sigurimit të OKB-së vendosi dërgimin e rreth 100 vëzhguesve ushtarak, për gjashte muaj, për të mbikëqyrur armëpushimin mes Etiopise dhe Eritrese, përpara dërgimit të një force për ruajtjen e paqes.

2002. - Zbulohet fotografia e vetme e ajsbergut që shkaktoi mbytjen e anijes "Titanik". Kjo fotografi u mor pesë ditë pasi ndodhi katastrofa, nga një çek me emrin Stepan Rehorek, i punësuar si guzhinier në bordin e anijes gjermane "Bremen".

2022.- Vdiq Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut dhe deputete Ilinka Mitreva.

 

###

QËNDRONI TË LIDHUR