• e premte, 14 mars 2025

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

14 mars 2025 (MIA)

1558. - Mbreti gjerman Ferdinandi i Parë e mori titullin mbreti romak pa kurorëzim të zakonshëm të Papës.

1804. - Në Vjenë lindi Johan Shtraus i më i Vjetri, kompozitor austriak, baba i kompozitorëve të njohur Johan, Jozef dhe Eduard. Më meritor ka qenë për përhapjen e valsit vjenez në fillim të shekullit 19. Vdiq në Vjenë, më 25 shtator të vitit 1849.

1820. - Lindi Viktor Emanuel II, mbret italian, Sardenjës.

1844. Karlos Antonio Lopes shpallet president kushtetues i Paraguajit.

1879. Në Ulm, Gjermani, lindi Albert Ajnshtajn, fizikant amerikan, hebre me origjinë gjermane, teoriticient më i shquar i epokës së re në fizikë.

1883. - Në Londër vdiq Karl Marks, revolucionar, krijues i socializmit skencor gjerman.

1891. - Nëdetësja "Monarku" vendosi kabllo telefonike nën Lamanshin, që mundësoi lidhje telefonike midis Britanisë së Madhe dhe shtetet e tjera nga Evropa.

1914. - Marrëveshja paqësore e Carigradit midis Serbisë dhe Turqisë është plotësuar me Traktatin e Londrës me të cilin përfundoi Lufta e parë ballkanike.

1965. - Qeveria e Izraelit e pranoi kërkesën e Bonit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë Perëndimore.

1991. - "Gjashtja e Birmingamit" - gjashtë irlandezë të akuzuar gabimisht për vendosjen e eksplozivit në vitin 1974 nëpër pabe të qytetit anglez Birmingam pas 16 viteve janë liruar nga burgu.

1996. - Republika e Maqedonisë dhe Republika e Lituanisë vendosën marrëdhënie diplomatike.

2005. - Kuvendi i Kinës e miratoi ligjin me të cilin miratohet përdorimi i forcës ushtarake në rast se Tajvani shpall pavarësinë.

2006. - Policia irakiane në më shumë vende gjeti 86 trupa me plagë plumbi, ndërsa të gjitha trupat kanë qenë të lidhura për dore dhe për këmbe. Me këtë rast është vërtetuar ekszistimi i "aradha e vdekjes".

2011. - Lideri shpirtëror dhe politik i Tibetit në ekzil, Dalaj Lama zyrtarisht dha dorëheqje nga funksioni udhëheqës politik i Qeverisë tibetiane.

2013. - Në moshën 88 vjeçar, duke mos e pritur aktvendimin për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit vdiq ish-shefi i diplomacisë së Kmerëve të Kuq të Kamboxhës - Jeng Sari i cili ishte në pushtet nga viti 1975 deri në vitin 1979 dhe ishte përgjegjës për vdekjen e dy milionë personave.

QËNDRONI TË LIDHUR