19 janar 2026 (MIA)
1419. – Në luftën njëqindvjeçare mes Francës dhe Anglisë, mbrojtësit e qytetit francez Ruan iu dorëzuan ushtrisë së mbretit anglez Henri i Pestë, pas çfarë ai e përfundoi pushtimin e Normandisë.
1736. – Lindi inxhinieri skocez Xhejms Vat, i cili shpiku motorin me avull.
1796. – Lindi filozofi dhe matematikani francez Ogist Kont, njëri nga themeluesit e filozofisë së pozitivitetit dhe themelues i sociologjisë. Veprat: “Kursi i filozofisë pozitive”, “Sistemi i politikës pozitive” dhe të tjera.
1806. – Mbretëria e Bashkuar pushtoi Kepin e Shpresës së Mirë në Afrikën e Jugut.
1809. – Në Boston lindi Edgar Alan Po, poet dhe tregimtar amerikanoverior. Lirika e tij pasqyrohet me melankolizëm dhe pikëllim. Autor i tregimeve të shkurtëra të tmerrit “Macja e zezë””. Vdiq në Baltimor, më 7 tetor të vitit 1849.
1920. – Lindi Havier Perez de Kuelar, diplomat peruan, i cili u bë Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
1923. – Përfaqësuesi i qeverisë greke në Lozanë, Kalamanos, deklaroi se qeveria e tij nuk kishte aspak ndërmend të shkëmbente myslimanët me origjinë shqiptare, si pjesë e marrëveshjes së Lozanës që parashikonte që turqit myslimanë që banonin në Greqi, të shkëmbeheshin me grekët e Anadollit. Por kjo deklaratë u shkel në mënyrë flagrante.
1937. – Hovard Huges vendosi një rekord të ri në fluturimin ajror nga Los Anxhelos në Nju-Jork, për 7 orë, 28 minuta e 25 sekonda.
1945. – Armata sovjetike e çliroi Krakovin.
1947. – Në Shkup u themelua Shoqata e muzikantëve të Maqedonisë.
1960. – SHBA dhe Japonia nënshkruan marrëveshje për siguri ndlrkombëtare.
1966. – Indira Gandi zgjidhet për herë të par shefe e qeverisë së Indisë, tetë ditë pas vdekjes së papritur të kryeministrit Lal Bahadur Shastri.
1970. – Në Sarajevë vdiq Gamza Humo, poet i njohur hercegovas, tregimtar dhe romancier.
1983. – Shpallet i pari kompjuter personal Apple Lisa nga kompania kompjuterike Apple, me një faqe grafike për përdorim dhe një mouse lëvizës.
1995. – Në Çeçeni, forcat ruse ngritën flamurin tringjyrësh mbi pallatin e rrënuar presidencial të Groznit, pasi e çliruan atë nga rebelët.
1996. – Kryeministri socialist i Greqisë, Kostas Simitis, mori mandatin për formimin e qeverisë nga presidenti Kostis Stefanopullos.
1998. – Filmat “Titanik” (“Titanic”) dhe “Aq i mirë sa duket” (“As Good As It Gets”) morën respektivisht në Los- Anxhelos çmimin “Globi i Artë” për filmin më të mirë dramatik dhe për komedinë më të mirë, dhënë nga Shoqata e shtypit të huaj, në Holliwood. Regjisori i “Titanikut”, James Cameron mori “Globin e Artë” si regjisori më i mirë.
2000. – Në Shkup, në Spitalin ushtarak, nën udhëheqësinë e kardiologut, dr. Zhan Mitrev, u hap Qendra e parë për kardiokirurgji në Republikën e Maqedonisë.
2000. – Ministri i Jashtëm i Greqisë shkoi në Turqi në vizitën e parë në një nivel të tillë të lartë mbas 40 vjetësh. Ai tha se dy vendet duhet ta ruanin optimizmin, duke zhvilluar me kujdes marrëdhëniet e tyre.
2006. – Agjencia amerikane për hulumtime kozmike NASA e lansoi sondën e parë në Pluton.