• e hënë, 23 dhjetor 2024
Në ditën e sotme
15 korrik 2021 (MIA) 1099. - Kryqtarët në Luftën e Parë të Kryqëzatës e morën Jerusalemin. 1291. - Vdiq Rudolfi i Parë, themelues i dinastisë Habzburg, Sundoi nga viti 1273 e deri në vdekje në vitin 1291. 1606. – Lindi Harmenson van Rajn Rembrant, piktori i njohur holandez. Vdiq në Amsterdam, më 4 tetor të vitit 1669. 1904. - Në Badenvaler vdiq Anton Pavloviç Çehov, letrar rus. 1929. - Në Shkup ateroi aeroplani i parë i udhëtarëve "potez 29" me të cilin është vendosur linja e parë ajrore në relacionin Beograd - Shkup. Aeroplani mund të transportonte vetëm pesë udhëtarë dhe 290 kilomgramë bagazh. 1937. - Lëshohet në eksploatim kanali Moskë - Vollgë, i gjatë 128 kilometra, i thellë 5,5 dhe i gjërë 85 kilometra. 1944. - Italia në Luftën e Dytë Botërore edhe formalisht i shpalli luftë Japonisë. 1948. – Presidenti amerikan, Harri S. Truman, u nominua për një mandat të dytë gjatë Kuvendit të Partisë Demokrate në Philadelphia. 1949. - Lindi Karl Bildt, politikan suedez, 1976. – Odiseja 36-orëshe e rrëmbimit filloi për 26 nxënës dhe shoferin e autobusit të tyre, pasi që ata u rrëmbyen nga tre të armatosur në Kaliforni dhe u mbajtën në një qeli nëntokësore. Të rrëmbyerit ikën dhe nuk pati të lënduar. 1997. – Në Majami Biç, në SHBA, vritet Xhani Versaçe, disanjator italian i modës, me renome botërore. Lindi më 2 dhjetor të vitit 1946. 2002. – Xhon Valker Lind, amerikani që kishte luftuar përkrah talebanëve në Afganistan, deklaroi se ndihet fajtor, në kuadër të një marrëveshjeje që ia kursente atij burgimin e përjetshëm. 2004. - Në spitalin në Masaçusets në Boston, SHBA, vdiq Çarls V. Svini, gjeneral i pensionuar i aviacionit ushtarak amerikan, pilot që gjatë Luftës së Dytë Botërore e hodhi bombën e parë mbi Nagasakin, në Japoni (9 gusht të vitit 1945). Ka lindur në vitin 1920.

QËNDRONI TË LIDHUR