• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në dispozicion 100 milionë euro nga BEI olr tranzicion të gjelbër të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Në dispozicion 100 milionë euro nga BEI olr tranzicion të gjelbër të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - BEI Global i vë në dispozicion 100 milionë euro Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut për nxitje të zhvillimit dhe tranzicionit të gjelbër të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM).

Mjetet, siç informojnë nga BEI, do të dedikohen për zgjidhje të nevojave për likuiditet dhe investime, me fokus të posaçëm në projektet e gjelbra.

"Mjetet do t'i zgjidhin nevojat për likuiditet dhe investime të bizneseve lokale dhe do të financohen projekte për energji dhe tranzicion të gjelbër. Në këtë mënyrë, financimi i ri do ta mbështesë rritjen rezistuese klimatike me emetim të ulët të dioksid karbonit në Maqedoni të Veriut, në pajtim me Planin ekonomik dhe investues dhe Agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian", thonë nga BEI.

Sipas zëvendës-kryetares së BEI-së, Liljana Pavllova, përgjegjëse për operacionet në Maqedoni të Veriut, qasja e përmirësuar drejt financave për NVM dhe stabilitet të sektorit bankar janë prioritete për rritjen ekonomike, hapje të vendeve të punës dhe konkurrencë dhe që këtej, kjo linjë kredirore i mbështetë edhe qëllimet klimatike të vendit dhe rritjen e NVM.

"Mjetet janë pejsë e grupit të masave nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në vitin 2022 për mbështetje të amvisërive dhe bizneseve në kushte të ngadalësimit ekonomik dhe krizës energjetike. Në muajt në vijim do të nënshkruhet ndihmë teknike shtesë për mbështetje të BZHMV, bankave lokale komerciale dhe kompanive të vendit në ambiciet e tyre të gjelbra financiare", ceket në kumtesën e sotme të BEI-së.

Prej vitit 2019, BEI GLobal siguroi 212 milionë euro për bizneset e vogla në vend, duke kontribuuar për ruajtjes së mbi 46.000 vendeve të punës dhe krijim të 1.815 pozicioneve të reja. ab/

Foto: BEI

QËNDRONI TË LIDHUR