• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në diskutime gjithpërfshirëse do të kërkohet zgjidhje për ligjet për Këshillin Gjyqësor dhe për Prokurorinë Publike, debatet fillojnë muajin e ardhshëm

Në diskutime gjithpërfshirëse do të kërkohet zgjidhje për ligjet për Këshillin Gjyqësor dhe për Prokurorinë Publike, debatet fillojnë muajin e ardhshëm

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) – Nuk do të jenë sipërfaqësore por gjithëpërfshirëse dhe të hapura për sugjerime dhe kritika nga të gjithë faktorët relevantë diskutimet të cilët do t’i fillojë Ministria e Drejtësisë për ligjet për Këshillin Gjyqësor dhe për Prokurorinë Publike, me qëllim që të krijohet zgjidhje e cila do të garantojë pavarësi të këtyre institucioneve, tha ministri Igor Fillkov në konferencën për media me rastin e 100 ditë Qeveri.

Informoi se debatet publike do të fillojnë muajin e ardhshëm dhe qëllimi i tyre do të jetë të gjendet zgjidhja më e pranueshme, duke theksuar se Këshilli Gjyqësor dhe Prokuroria Publike “duhet të lirohen nga çdo formë e ndërhyrjes politike dhe të funksionojnë vetëm në shërbim të drejtësisë”. 

“Këta trupa do të reformohen që të punojnë me integritet më të madh, duke u përqendruar në profesionalizimin dhe respektimin e rreptë të sundimit të drejtësisë”, tha Fillkov gjatë llogaridhënies. 

Për ligjin për Këshillin Gjyqësor, për të cilin tashmë punoi një grup i punës, ministri theksoi se do të ketë “grup pune të ri dhe të rishikuar”.

Gjatë kësaj theksoi se sfidë në këtë drejtim do të jetë ajo që Ministria e Drejtësisë nuk disponon me dokumentin me rekomandimet nga Misioni Vlerësues i Komisionit Evropian lidhur me Këshillin Gjyqësor. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR