• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Dibër nga 23 deri më 30 shtator do të mbahet Festivali "Teatri Shqiptar në Maqedoni"

Në Dibër nga 23 deri më 30 shtator do të mbahet Festivali

 Dibër, 14 shtator 2025 (MIA) - Në Qendrën e Kulturës në Dibër, nga data 23 deri më 30 shtator do të mbahet edicioni i  24-të i Festivalit "Teatri Shqiptar në Maqedoni".

 Në këtë manifestim, i cili mbahet rregullisht në Dibër, siç informoi për MIA-n drejtori i festivalit Ylber Nuredini, para publikut do të prezantohen shtëpi teatrale nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Tirana, Presheva dhe Prishtina.

 

"Festivalin do ta hapin anëtarët e dramës shqipe në Qendrën Kulturore "Trajko Prokopiev" nga Kumanova, me shfaqjen "Grabitja e diamantit" në regji të Qazmedin Nuredini. Në mbrëmjen e fundit para publikut dibran do të performojë Teatri Kombëtar i Kosovës - Prishtiname "ART" në regji të Bashkim Ramadanit. Menjëherë pas kësaj, është planifikuar një koncert "Valcer dhe Polka nga Shtraus" - Kuartet i udhëhequr nga Pllamenka Trajkovska, pas të cilit do të ndahen çmimet për më të mirët", tha Nuredini.

Mbajtj e festivalit mbështetet nga Ministria e Kulturës, si dhe nga kompani nga qyteti.

"Një falënderim i madh për Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë, e cila këtë vit na ndau 1.5 milion denarë, që është dyfishi i shumës së vitit të kaluar. Nga komuna e Dibrës, presim mbështetje prej 600 mijë denarë. Sigurisht, falë edhe donatorëve të tjerë", theksoi ai.

Dhe me këtë rast, thekson Nuredini, dua të përsëris kërkesën për institucionalizimin e festivalit, të cilën e kemi bërë prej vitesh, dhe shton se pret që më në fund të realizohet. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR