• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në dhjetor të vitit të ardhshëm do të fillojë dërgesa e automjeteve të blinduara "Strajker" për Armatën

Në dhjetor të vitit të ardhshëm do të fillojë dërgesa e automjeteve të blinduara

Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Në dhjetor të vitit 2024 duhet të fillojë dërgesa për 42 automjete të lehta blinduese "Strajker", kumtoi sot ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në brifing me gazetarë. Sqaroi se ato do të dërgohen në disa turne të njëpasnjëshme.

"Në pajtim me marrëvehsjes, duhet të dërgohen brenda gjashtë herëve, që do të thotë jo vetëm që do të dërgohen, por do të pasojë edhe trajnimi adekuat i personelit, përkatësisht i pjesëtarëvetë Armatës të cilët do të menaxhojnë me to", theksoi Petrovska.

Lidhur me dërgesën e pajisjes shtesë dhe trajnimit për ushtrinë ukrainase, ministrja tha se me kërkesën që ka arritur para më shumë se një muaji, pas analizave të Shtatmadhorisë së Armatës, ndërkaq që qëndrimi i së cilës në thelb është shumë i rëndësishëm në vendim-marrje, për fat të keq, kësaj radhe nuk mund të përgjigjemi pozitivisht sepse bëhet fjalë për pajisje e cila është pjesë e formacionit tonë, përkatësisht në përdorim të Armatës së RMV-së.

"Përfundoi me sukses trajnimi i parë i planifikuar. Republika e Maqedonisë së Veriut, Armata dhe Ministria e mbrojtjes mbeten të hapura nëse në të ardhmen paraqitet nevoja për trajnim shtesë të një numri plotësues të pjesëtarëve të tyre. Por, në këtë moment nuk kemi paralajmërim, përkatësisht nuk kemi kërkesë konkrete për atë se çfarë numri i pjesëtarëve të ushtrisë ukrainase dhe çfarë lloji të trajnimit do të kryhen. Megjithatë, kuptohet, nëse arrin në kërkesë e tillë në koordinim me SHM të Armatës do të përgjigjemi pozitivisht", theksoi Petrovska. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR