• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Detin e Kuq u fundos anija "Rubimar" e cila u godit nga Huthët

Në Detin e Kuq u fundos anija

 Bejrut, 2 mars 2024 (MIA) - Në Detin e Kuq u fundos anija "Rubimar",  e cila para dy javëve  u sulmua nga rebelët jemenas Huthë dhe më pas  me ditë të tëra u mbush me ujë, thanë sot personat zyrtarë.

Mediat amerikane raportojnë se   "Rubimar" është anija e parë që u shkatërrua plotësisht në fushatën e Huthëve kundër luftës së Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës. 

Anija ka lëvizut drejt veriut,  kur  më 18 shkurt u sulmua në ngushticën Bab el Mandeb, një rrugë kryesore ujore që lidh Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. 

 Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit, si dhe një përfaqësues ushtarak rajonal, konfirmuan se anija ishte fundosur.

Menaxheri i anijes "Rubimar" në Bejrut nuk ishte menjëherë i disponueshëm për koment. 

Qeveria e Jemenit në ekzil, e cila mbështetet nga një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite, bëri të ditur se "Rubimar" u fundos mbrëmë vonë në një stuhi që shpërtheu në Detin e Kuq. Anija u braktis 12 ditë pas sulmit, megjithëse kishte plane që të përpiqeshin ta tërhiqnin në një port të sigurt. 

 Huthët, të cilët pretenduan se anija u fundos pothuajse menjëherë pas sulmit, tani nuk kishin asnjë reagim për fundosjen e anijes.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR