• e premte, 05 korrik 2024

Në Danimarkë filloi stërvitja e pilotëve ukrainas për aeroplanët F-16

Në Danimarkë filloi stërvitja e pilotëve ukrainas për aeroplanët F-16

Kopenhagë, 26 qershor 2023 (MIA) - Qeveria e Danimarkës sot njoftoi se ka filluar stërvitja e pilotëve ukrainas për aeroplanët F-16.

Ushtruesi i detyrës ministër i Mbrojtjes, Troells Luund Poullsen deklaroi se Danimarka, anëtare e NATO-s "ndërmori hap për fillimin e stërvitjes dhe edukimit të mëtutjeshëm të pilotëve ukrainas". 

"Ne gjithashtu do të shqyrtojmë nëse dhe sa duhet t'i japim donacion konkret të aeroplanëve danezë F-16 Ukrainës. Pilotët ukrainas duhet të kalojnë gjashtë deri tetë muaj stërvitje para se donacioni i mundshëm i aeroplanëve danezë F-16 të bëhet realitet", theksoi Poullsen. 

Ai shtoi se aeroplanët F-16 në Danimarkë do të jenë deri në vitin 2024. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR