Në ciklonin Fredi në Afrikë 463 viktima
- Në ciklonin tropikal Fredi që goditi Afrikën Juglindore jetën e kanë humbur 463 persona, njoftoi sot radio jugoafrikane Es Ej Bi Si.
- Post By Fami Bajrami
- 12:28, 18 mars, 2023

Kejptaun, 18 mars 2023 (MIA) - Në ciklonin tropikal Fredi që goditi Afrikën Juglindore jetën e kanë humbur 463 persona, njoftoi sot radio jugoafrikane Es Ej Bi Si.
Stuhia ka shkaktuar dëmet më të mëdha në Malavi ku jetën e humbën 360 persona. Janë shkatërruar mijëra shtëpi dhe ndërtesa.
Sipas vlerësimeve preliminare, humbjet materiale arrijnë në dhjetëra miliarda dollarë.
Fredi u formua në Oqeanin Indian në veriperëndim të Australisë dhe u shpërnda pas 38 ditësh mbrëmjen e 14 marsit. Ky ka qenë cikloni më jetëgjatë që kur u bënë vëzhgime në këtë pjesë të globit. Shpejtësia maksimale e erës arriti në 62.6 metra në sekondë.
Cikloni përshkoi më shumë se 8.000 kilometra, ndërsa ka goditur Mauriciusin, Madagaskarin, Malavin dhe Mozambikun.