• e martë, 19 nëntor 2024

Në Bullgari protestë kundër NATO-s, kërkohet ndërrimi i qeverisë

Në Bullgari protestë kundër NATO-s, kërkohet ndërrimi i qeverisë

Sofje, 21 shtator 2023 (MIA) - Policia bullgare sot u ndesh me ithtarët e partisë ultranacionaliste Ripërtëritja (Vazrazhadane) të cilët protestuan kundër politikkës së qeverisë properëndimore duke kërkuar dorëheqje nga kabineti dhe mbyllje të bazave ushtarake të NATO-s në vend.

Siç lajmëruan disa mediume, qindra demonstrues prorusë të cilët janë kundër mbështetjes së Bullgarisë për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë u tubuan para ndërtesës së parlamentit duke mbajtur flamuj bullgarë dhe rusë, dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme në vend, ku pati pesë të tilla në dy vitet e fundit.

Shumica prej tyre brohoritnin "dorëheqje", ndërsa policët i mbrojtën ndërtesat qeeveritare, përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes, drejt së cilës demonstruesit hidhnin vezë. Bullgaria, e cila dërgon armë në Ukrainë, javën e kaluar e hoqi ndalesën për import të grurit nga Ukraina.

Demonstruesit e përfunduan tubimin para përmednores së armatës sovjetike, në përplasje me policët të cilët për shkaqe sigurie tentuan t'i ndalonin për t'iu afruar sepse ajo është nën skela pasi që qeveria vendosi ta heqë përmendoren.

Bullgaria sot dëboi një shtetas rus dhe dy bjellorusë dhe ua ndaloi hyrjen në vend në pesë vitet e ardhshme pas urdhërit të Agjencisë shtetërore për siguri nacionale, lajmëruan mediumet lokale. ab/

Foto: Profili i partisë në Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR