• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Bruksel po mbahet Samiti i parë i ANEB-it

Në Bruksel po mbahet Samiti i parë i ANEB-it

Bruksel, 21 mars 2024 (MIA) - Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) sot në Bruksel do të mbajë Samitin e parë në të cilin do të marrin pjesë 30 delegacione të shteteve, përfaqësues të industrisë, drejtorë të qendrave hulumtuese, ekspertë dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar.

Në Samitin e ANEB do të theksohet roli i energjisë bërthamore në uljen e lëndëve djegëse fosile, përforcimin e sigurisë energjetike dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Me Samitin do të kryesojë drejtori i përgjithshëm i ANEB, Rafael Mariano Grosi dhe kryeministri i Belgjikës, Aleksandar de Kro.

"Samiti për energjisë bërthamore do të jetë mundësi për të gjithë liderët pjesëmarrës që të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi rolin e teknologjisë bërthamore që duhet të luajë dhe do të luajë në vitet e ardhshme, në përmbushjen e synimeve të dekarbonizimit që kemi vendosur bashkërisht", thekson de Kro.

Pritet që në fund të Samitit të miratohet Deklarata për energjinë bërthamore, ndërsa planifikohet që të mbahen dhe katër panel diskutime në të cilën do të bisedohet për ato se si inovacionet rrisin konkurrencën, përdorimin dhe qëndrueshmërinë  e energjisë bërthamore, për të krijuar një fushë lojë për financimin e energjisë bërthamore, si dhe përparimet e teknologjisë së prodhimit të energjisë bërthamore.

Samiti vjen pas kyçjes historike të energjisë bërthamore në Analizën globale ë marrëveshjes së Konferencës së KB-së për ndryshimet klimatike (COP28) në Dubai dhjetorin e kaluar e cila bënë thirrje për përshpejtimin e përdorimit të tyre së bashku me burime të tjera të energjisë me karbon të ulët. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR