• e premte, 22 nëntor 2024

Në Bruksel, Lajçak në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë me shpresë për gjetjen e zgjidhjes

Në Bruksel, Lajçak në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë me shpresë për gjetjen e zgjidhjes
Ai sot në Bruksel u takua me negpociuesit e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. "Sinqerisht shpresoj se sot do të arrijmë të gjejmë zgjidhje për deeskalimin e tensioneve dhe të vazhdojmë të punojmë në normalizimin e marrëdhënieve. Bisedimet janë në vijim", shkroi Lajçak në Tuiter. Negociatorët kryesorë janë në Bruksel vetëm dy ditë pas një raundi të pasuksesshëm të dialogut në nivelin më të lartë politik me përfaqësuesit evropianë në Bruksel. Për mossuksesin e takimit që u mbajt më 21 nëntor, nikoqiri, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Zhozep Borrel, përgjegjësinë ia hodhi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Autoritetet e Kosovës për ë 21 nëntor, paralajmëruan fillimin e gjobave për pronarët e automjeteve me regjistrime serbe. BE-ja dhe SHBA-ja kërkuan vazhdimisht nga Prishtina zyrtare shtyrjen e vendimit për dhjetë muaj, që autoritetet e Kosovës e refuzuan. Por, pas kthimit nga Brukseli, shefi i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi se e shtyn shqiptimin e gjobave për 48 orë, pasi kjo u kërkua nga ai nga pala amerikane, e cila njëjtë si BE-ja shprehu zhgënjim nga mossuksesi për marrëveshjen e liderëve të Kosovës dhe të Serbisë me përfaqësuesin e lartë të BE-së Borrel për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Tensioni i fundit në relacionin Prishtinë-Beograd është shkaktuar nga targat, ndërsa Bashkimi Evropian në shumë raste ka vlerësuar se bëhet fjalë për “krizën më serioze nga viti 2013”. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR