• e diel, 10 nëntor 2024

Në bombicat e shërbyera në "Gjorgjija Pulevski" është gjetur stafilokoku aureus dhe enterotoksina

Në bombicat e shërbyera në

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Në mostrat e ushqimit të marra nga SHFK "Gjorgjija Pulevski", nga strishot e ekzaminuara - bombica, janë gjetur stafilokokus aureus dhe enterotoksina, informoi sot pasdite drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik (ISHP), Marija Andonovska.

"Më 27 shtator, ISHP ka pranuar një raport telefonik nga Qendra për Shëndet Publik (QSHP), për ekzistimin e dyshimit për helmim në shkollën fillore "Gjorgjija Pulevski" në Aerodrom. Ekipet nga ISHP, të përbëra nga ekipi i epidemiologëve të Departamentit të Epidemiologjisë, laborant nga Departamenti i Mikrobiologjisë, menjëherë kanë dalë në terren dhe janë marrë mostrat, katër mostra nga sipërfaqet e punës dhe enët, si dhe mostrat nga ushqimet e përgatitura dhe shërbyera në kuzhinë. Gjithashtu u morën mostra nga katër punonjës të kuzhinës nga duart, hunda dhe fyti. ISHP ka punuar të shtunave dhe të dielave që të jemi të shpejtë dhe të japim rezultate relevante", theksoi Andonovska.

Pas rezultateve të marra, nga mikrobiologët është informuar se nga mostrat e ushqimit, nga mostra e ekzaminuar - bombica, është gjetur stafilokokus aureus dhe enterotoksina pozitive, nga të gjitha strishot që janë marrë nga sipërfaqet dhe nga enët, vetëm në një enë është konstatuar se ka rritje të numrit të baktereve meozofile aerobe, të cilat theksoi Andonovska, tregojnë kushte johigjienike.

"Strishot nga duart e të gjithë punonjësve plotësojnë standardet e higjienës. Strishot e fytit dhe hundës së punonjësve janë negative. Pas rezultateve të marra, ISHP-ja i ka përcjellë menjëherë këto rezultate, në përputhje me procedurat ligjore pozitive, në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH), Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) dhe Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari (AUV)", nënvizoi Andonovska.

Të premten, drejtori i shkollës, Aleksandar Filipçev, në një deklaratë për media tha se nga 360 nxënës që ushqehen në mësimin tërëditor, rreth 140 kanë simptoma të njëjta apo të ngjashme.

"Në orët e para të mëngjesit, një numër i caktuar mësimdhënësish raportuan një numër të shtuar të nxënësve që mungojnë me të njëjtat simptoma. Si shkollë e mbyllëm menjëherë kuzhinën, e ndërpremë vaktin e ngrohtë, disa nga nxënësit e mësimit tërëditor i dërguan në shtëpi sepse nuk rrinë dot për një kohë të gjatë pa vakt të ngrohtë. Nga 360 nxënës të cilët ushqehen në mësimin tërëditor, rreth 140 kanë simptoma të njëjta, të ngjashme", tha Filipçev.

Ai nënvizoi se situata është raportuar te të gjitha institucionet kompetente dhe se është kryer kontroll inspektues i jashtëzakonshëm.

"Do të veprojmë sipas rregullores ligjore", u përgjigj ai.

Nga AUV për MIA-n  informuan se është urdhëruar mbyllja e kuzhinës, nga e cila përndryshe nuk janë marrë vakte për kuzhinat tjera të shkollave, deri në marrjen e rezultateve nga testimet laboratorike me të cilat do të konfirmohet siguria.

"Janë shqiptuar masa për pastrim themelor të kuzhinës, dezinsektim, dezinfektim dhe deratizim, zbatimin e kontrolleve të jashtëzakonshme shëndetësore të personave të punësuar në kuzhinë, na thanë nga atje.

Ata sqaruan se pas njoftimit për helmim të dyshuar me ushqim të tetë fëmijëve në "Gjorgjija Pulevski", shërbimet inspektuese të Agjencisë në bashkëpunim me ekipet e QSHP-së, ISHSSH-së dhe ISHP-së, kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në kuzhinën e shkollës.

"Janë marrë katër vakte për kontroll nga ushqimi që u është shërbyer nxënësve një ditë më parë, mostra ushqimore - sallatë me kastravec, supë, musaka me mish të grirë dhe patate, si dhe bombica që do të testohen në laborator. Gjithashtu për testim laboratorik janë marrë edhe pesë strisho nga sipërfaqet e punës dhe pajisjet, si dhe strisho nga duart e të  punësuarve në kuzhinë", sqaruan nga AUV për MIA.

Drejtori i Klinikës së Fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi në një deklaratë për MIA-n konfirmoi se nxënësi nëntë vjeçar nga kjo shkollë ka kërkuar ndihmë në këtë institucion.

Ai sqaroi se nxënësi është dehidratuar lehtë dhe se do të trajtohet në ambulancë. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR