• e enjte, 04 korrik 2024

Në Bit Pazar sekuestrohen mbi 2.600 copë të mjeteve piroteknike, arrestohet një person

Në Bit Pazar sekuestrohen mbi 2.600 copë të mjeteve piroteknike, arrestohet një person

Shkup, 24 dhjetor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Shkup sot  në territorin e Bit Pazarit në Shkup, kanë privuar nga liria V.V. (35) nga Shkupi, i cili është pikasur se si në një tezgë të improvizuar ka shitur mjete piroteknike.

Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, janë sekuestruar gjithsej 2.619 mjete të ndryshme piroteknike.

"Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër V.V. do të parashtrohet kallëzim penal përkatës", kumtoi MPB. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR