• e premte, 22 nëntor 2024

Në Berovë më ftohtë – 6, në Gjevgjeli 5 gradë Celsius

Në Berovë më ftohtë – 6, në Gjevgjeli 5 gradë Celsius

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Në Berovë mëngjesin e sotëm ka qenë më ftohtë me temperature që kanë shkuar deri -6 gradë dhe sipërfaqe të borës prej 1 centimetër.

Këtë mëngjes -5 janë matur në Kodrën e Diellit, -3 në Lazaropole, -2 gradë Celsius në Hanet e Mavrovës, Krushevë dhe Kriva Pallankë, -1 gradë në Shkup-Petrovec, Tetovë dhe Shtip, 1 gradë në Strumicë, Manastir, Demir Kapi dhe Kumanovë, 2 në Shkup-Zajçev Rid, Prilep, Kavadar dhe Vinicë, 3 Veles dhe 4 gradë në Pretor dhe Ohër. 

DPHM njofton se në 24 orët e kaluara deri në orën 8 të mëngjesit më së shumti shi prej 2 litra metër katror ka rënë në Shkup-Petrovec, 1 në Kavadar dhe Veles, ndërsa në vendet e tjera më pak se 1 litër për metër katror.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, ndërsa në male dhe disa vende më të larta me borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura maksimale do të arrijë nga 4 deri 12 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i vranët dhe më i ftohtë me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 10 gradë Celsius. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR