• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Berlin në Olimpiadën Speciale Botërore edhe dy atletë nga Tetova

Në Berlin në Olimpiadën Speciale Botërore edhe dy atletë nga Tetova

Tetovë, 8 qershor 2023 (MIA) - Trajneri i atletikës Ifraim Luta dhe garuesi Agron Hajredini do ta përfaqësojnë Tetovën në grupin e sportistëve nga Maqedonia që do të marrin pjesë në Lojërat Botërore Olimpike për persona me aftësi të kufizuara  që do të mbahen në Berlin të Gjermanisë nga 15 deri më 26 qershor.

Selektori Luta përveç me Agron Hajredinin do të garojë edhe me atleten Juliana Petrovska nga Shkupi.

 "Nga shkurti intensivisht po përgatitemi. Me atë që kemi bërë deri më tani, jemi të kënaqur. Shpresojmë për sukses, shpresojmë  se do të  marrim medalje  si dhe në Olimpiadën Speciale të kaluar, kur fituam katër medalje. Shpresoj që të mos kemi lëndime. Stërvitemi në mënyrë të kontrolluar dhe të kujdesshme. Agroni dhe Juliana do të garojnë në një sprint 50 metra dhe kërcim në distancë", informoi Ifraim Luta. 

 Përveç atletëve, Olimpiada Speciale e Maqedonisë së Veriut e përbëjnë edhe ekipe në basketboll, konkuurencë  femra dhe badmintonë, si dhe notarë individualë.

"Ky është një sport gjithëpërfshirës dhe zhvillohet një herë në katër vjet. Meqenëse në Berlin fillon Olimpiada më 15 qershor, do të shkojmë më 12 qershor për të pasur tre ditë për ambientim", informon selektori i atletëve. 

Ifraim Luta si atlet ka luajtur për KA Luboten Tetovë dhe KA Rabotniçki Shkup. Si trajner ka punuar dhjetë vjet në KA Studentët, ndërsa tani në KA Shkëndija Tetovë. ar/

 Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR